Balliu: Drejtësia e kapur, po amniston aferat e Ramës dhe Veliajt

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të enjten u zhvillua seanca e radhës gjyqësore për ish-deputetin e Partisë Demokratike Klevis Balliu dhe disa banorë të unazës, të cilët janë marrë të pandehur për protestat te Unaza e Re. Pas seancës, ish-deputeti demokrat ngriti akuza ndaj sistemit të drejtësisë se po amniston aferat e qeverisë.

Klevis Balliu: Ajo çfarë ngrihet si pyetje sot në Shqipëri është se: si ka mundësi që çdo proces gjyqësor, qoftë kjo për pishat e Erion Veliajt, qoftë kjo për aferën e unazës, për ata policië që u kapën duke rrahur dhe goditur një zonjushë 20-vjeçare, pushohet çështje. Për çdo aferë të qeverisë pushohet çështja.

Ndërkohë, Klevis Balliu u shpreh se banorët e Unazës së Re po ende dyerve të gjykatave prej një viti, vetëm sepse po kërkojnë të mbrojnë shtëpitë e tyre.

Klevis Balliu: Ndërsa për banorët e Unazës kanë një vit që janë nëpër procese gjyqësore sepse mbrojnë shtëpinë e tyre nga një projekt, i faktuar në Shqipëri dhe në SHBA si një nga projektet më korruptive. 

Zjarr Tv Ad