Balliu :Këta qeverisin me krimin …

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar lidhur me përgjimet e anti-mafias italiane, ku ka rezultuar se në bisedat e personave në hetim hidhen dyshime mbi mënyrat se si mafia italiane (Ndrangheta) arrin të depërtojë në proçesin e lejeve të ndërtimin në Bashkinë Tiranë, duke përfituar tendera.

Ne emisionin “Kafe Shqeto” në Syri tv ai tregoi disa nga faktet dhe provat, të cilat Partia Demokratike disponon për këto audio pergjime.

“U bënë tetë vite që PD denoncon paratë e krimit dhe kryesisht Erion Veliajn, për pastrimin e parave të drogës, në fushën e ndertimit. Kjo gjë është bërë në të gjithë Tiranën dhe në zonën e Astirit. Tashmë nuk bëhet fjalë vetëm për një teze politike te qeverisë me krimin, por për fakte dhe e vetmja pyetje qe ka mbetur është pse nuk është arrestuar ende Erion Veliaj.

Balliu u ndal më tej në disa fakte dhe dokumenta që disponon për aferat korruptive të qeverisë, në fushën e ndërtimit duke dhënë tendera klienteliste.

“Kemi 35 mijë fletë arresti për qytetarë të cilët protestojnë, që nuk pagonin dritat, që nuk prisnin kuponin, po për Erjon Veliajn që del me Ndrangehtën… Këta o kane përgjime me Habilajt, o kanë përgjime me Abdylajt, këta me përgjime dalin dhe me krimin e organizuar. Krimi i organizuar është filozofia e tyre. Këta qeverisin me krimin dhe do largohen me krimin e organizuar, përfundoi Balliu.

 

 

Zjarr Tv Ad