Balliu në mbështetje të banorëve të Astirit/ Aty ka pasur gjithmonë projekt për të vjedhur…

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e Unazës së Re, janë paraqitur edhe ditën e sotme në seancat gjyqësore për të kërkuar të drejtën e tyre, kompensimin për pronat që po u rrëmbehen.

Pas një seance në Gjykatën Penale, ata i bënë thirrje Presidentit dhe Avokates së Popullit të dërgojnë ekspertë, sepse në trojet që po u rrëmbehen janë parashikuar të ndërtohen pallate.

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, ishte krah banorëve ku tha se ato janë heronj të vertetë dhe se në atë projekt vetëm është grabitur.

“Aty nuk ka pasur kurrë projekt për qytetarët por aty ka pasur gjithmonë projekt për të vjedhur. Nëse unë kam shkelur ligjin e kam shkelur çdo ditë dhe aty nuk është shkelur asnjë ligj. Këta banorë këta heronj. Është detyrimi jonë kombëtar që këtë armik të përbashkët, neve ta zhdukim një herë e mirë dhe e kemi mundësinë me datën 25 prill.

Do ti shpartallojmë në çdo cep të Shqipërisë, nuk do të gjejnë vrimë ku të futen. Nuk ka më burg për qytetarët që nuk kanë paguar dritën, por ka burg për pushtetarët të korruptuar që kanë vjedhur shtetin shqiptar.”- tha Balliu.

Zjarr Tv Ad