Balliu nga protesta: T’i marrim frymën qeverisë!

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, nga protesta e sotme para Parlamentit, tha se Parlamenti është i qytetarëve në protestë dhe në gjithë Shqipërinë.

Ai e cilësoi si një parlament palaçosh, duke deklaruar se ka gjashtë vite që qeveria iu nxin jetën qytetarëve shqiptarë.

“Ka gjashtë vite që i ka marrë frymën qytetarëve shqiptarë, është kohë që qytetarët ti marrin frymën kësaj qeverie. Këta komunistë sot kanë rikthyer gjyqet politike. Shqiptarët do të të nxjerrin ty Rama me hir apo me pahir”, u shpreh Balliu.

Nga protesta qytetarët kanë hedhur shashka drejt policisë, ndërkohë që ka pasur edhe momente shtytje.

Më herët janë shënuar momente tensioni mes policisë dhe protestuesve, në hyrje të rrugës së Pedonales.

Bëhet fjalë për banorët e zonës së Unazës së Re, të cilët nuk u lejuan të hyjnë në rrugën ku do të kalonin deputetët për të hyrë në Parlament.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, bashkë me ish-deputetët dhe mbështetësit e tyre mbajnë sot protestën e shtatë para godinës së Parlamentit.

Kjo është protesta e radhës e opozitës, me anë të së cilës kërkohet largimi i Kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

Zjarr Tv Ad