Anëtari i Komisionit të Rithemelimit në PD, Klevis Balliu, në intervistë nga Lushnja me moderatorin Bled Marku në Syri Tv, ka komentuar zgjedhjet e 6 marsit.
Balliu thekson se PS e ka sëmurë Lushnjën në kaq vjet, duke shtuar se Elton Bano është ilaçi për të zjidhur situatën.
‘Situata në vend sa vjen e rëndohet. Kandidatët e Shtëpisë së Lirisë janë zgjedhur nga primaret, andaj janë më të mirët që mund të gjenden. Edi Rama ka vjedhur Lushnjën, ku unë jam aktualisht e mbarë Shqipërinë.
Këtu fondet vetëm vidhen, lagjet në qytete janë shkatërruar, ujë nuk ka nëpër shtëpitë e qytetarëve në Lushnjë e kudo në vend. Këta punojnë për interesa të pushtetarëve e jo të qytetarëve.
Taulant Balla vjen në Lushnjë që të votohet kandidati i Bashës, do që të bëjë në Lushnjë atë që ka bërë në Elbasan, me bandat. PS ka sëmurë Lushnjën, Elton Bano është ilaçi për të zgjidhur gjendjen. Bashkia e Lushnjës është në shërbim vetëm të pushtetarëve e jo të qytetarëve, fatkeqësisht.
Nuk ka asnjë ndihmë për bujqësinë dhe produktet e fermerëve janë duke u kalbur. Nuk kanë shtruar asnjë rrugë dhe plehra ka kudo, të rinjtë kanë marrë kurbetin, se këtu nuk ka të ardhme. PD dhe LSI kanë qenë në koalicion dhe ka pasur super-arritje, rritje ekonomike e liberalizim të vizave.
Në Lushnjë fiton Elton Bano, se ka projekt e se lushnjarët nuk janë budallenj, që të gënjehen nga Balla. Lul Brava është njësoj si Rama, andaj duhet të fitojë e do të fitojë patjetër Elton Bano’, deklaroi Klevis Balliu ne SYRI TV.