Balliu: Rama e urdhëroi mos largohet dhe Basha thjesht po zbaton urdhrin. Metodat majtiste nuk kanë vend në PD

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Propozimi i hedhur në grupin parlamentar të PD për mënjanimin nga partia të Bashës dhe Berishës nuk është mirëpritur Grupi i Rithemelimit të PD.

Ish-deputeti Klevis Balliu thotë se bashkimi i demokratëve vjen vetëm me një mënyrë dhe ajo është vota.

Më tej, Balliu shkruan se kryeministri Rama i ka dhënë urdhër Bashës që mos largohet nga posti i kryetarit dhe ai thjesht është duke zbatuar këtë urdhër.

“Bashkimi i demokratëve vjen vetëm në një mënyrë dhe ajo është vota.

Nuk mund të caktohen garuesit pasi ashtu përcaktohet fituesi.

Metodat majtiste nuk kanë vend në Partinë Demokratike.

Bashkimi nuk mund të vijë duke larguar demokratët por vetëm duke i afruar ata.

Edi Rama ka urdhëruar kunatin e Erion Isufit të mos largohet dhe ai thjesht po zbaton urdhrat e shefit të tij.

Tashmë është koha të zbatohen vendimet e Kuvendit të Partisë Demokratike të mbajtur me 11 Dhjetor që rikthen votën si alternativë për bashkimin dhe fuqizimin e opozitarizmit në Shqipëri”, shkruan Balliu në Facebook.

Zjarr Tv Ad