Balliu: Veliaj vrau Tiranën, kryeqyteti, ‘lavatriçe’ e parave të pushtetarëve

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Klevis Balliu deklaroi sot se kryebashkiaku Erion Veliaj është njeriu që po e vret Tiranën. Vetëm në vitin 2021, tha Balliu, Veliaj dha 1,4 milionë metër katror truall për ndërtime, që s’janë tjetër përveçse pastrim i parave të pista të pushtetarëve.

“Vetëm në 2021 janë dhënë 1.4 milion metër katror leje ndërtimi, çka është më e larta në 30 vite, – theksoi Balliu në shënimin e tij në Fb.

“Hapësirat e gjelbra janë zhdukur, vende parkimi publike nuk gjenden në asnjë cep dhe kur e gjen të vijnë faturat e kripura të bashkisë së Lalit. Shkatërrimi i Tiranës vjen si pasojë e pastrimit të parave të pushtetarëve të babëzitur të Rilindjes.

Veliaj e ka vrarë Tiranën. Sot Tirana nuk është qytet, por thjesht një lavatriçe e parave të vjedhura nga xhepat e qytetarëve,” ka nënvizuar ish-deputeti i PD-së.

Zjarr Tv Ad