Balliu: Zhbërja e këtij modeli, jetik për vendin!

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, akuzon kryeministrin Edi Rama se po mbron kryebashkiakët me të kaluar kri minale.

“Edi Rama mbron kryebashkiakët ilegjitimë me të kaluar kri minale apo në lidhje me kri min. Asnjë prej tyre nuk është shkarkuar deri më sot nga Edi Rama, duke ndarë me ta moralin e trafikantit, vra sësit, haj dutit dhe nark omanit”, tha Balliu në një deklaratë për media.

Sipas ish-deputetit të PD, heshtja dhe mosveprimi i Ramës ndaj çdo denoncimi të opozitës është një tjetër dëshmi që përzgjedhja e kryebashkiakëve është bërë për shkak të cilësive dhe lidhjeve të tyre me kri min.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, KLEVIS BALLIU

Edi Rama është sot, mbrojtësi më i madh i traf ikantëve të dro gës, fallsi fikatorëve, ban ditëve, haj dutëve, vra sësve , nark omanëve që ka emëruar në pushtetin lokal.

Ky është portreti i kryebashkiakëve të denoncuar prej Partisë Demokratike dhe medias me prova dhe fakte si shkelës të ligjit në një mënyrë apo në një tjetër, por asnjëri nuk është shkarkuar nga Edi Rama. Edi Rama nuk mbajti asnjë përgjegjësi politike për Valdrin Pjetrin e Shkodrës apo Agim Kajmakun e Vorës, ndërkohë që vazhdojnë të jenë në krye të detyrës hajdutë si Mark Babani i Vaut të Dejës, i dënuari në Greqi Qerim Ismailaj. Pengje të kr imit dhe korrup sionit, si Fatos Tushe i Lushnjës apo nark omanë si Lefter Alla i Bulqizës.

Të gjithë këta duhet të jenë para drejtësisë, por janë akoma në zyrat e shtetit me vullnetin ë Edi Ramës, sepse Edi Rama ka zgjedhur t’i mbrojë dhe jo t’i shkarkojë. Arsyeja është e qartë për të gjithë. Edi Rama ka zgjedhur t’i mbrojë këta ban ditë, kri minelë të emëruar në bashkitë e vendit, pasi vetëm me këta mund të qeverisë në Parlament dhe në bashki.

Në këtë Vendim strategjik për të bashkëqeverisur me kr imin, Edi Rama ndihmohet nga drejtësia e kapur nga vëllezërit, motrat, kunetërit e ministrave dhe deputetëve të pushtetit të inkri minuar dhe korru ptuar.

Edi Rama mbron sot kr iminelët e emëruar në bashki, pasi ata janë aleatët e vetëm që i kanë mbetur. Por janë pikërisht këta kr iminelë RREZIK për qytetarët e vendit, janë kër cënim i sigurisë publike.

Edi Rama dhe KRIMI sot janë NJË.

Shkatërrimi i kri mit është shkatërrimi i Ramës. Ndaj sot Edi Rama ka zgjedhur KODIN E HESHTJES për çdo kryebashkiak të kapur nga dekriminalizimi.

Heshtja dhe mosveprimi i Edi Ramës ndaj çdo denoncimi është një tjetër dëshmi që përzgjedhja e tyre është bërë për shkak të cilësive dhe lidhjeve të tyre me kri min.

Ky është modeli, ekipi qeverisës dhe alternativa që Edi Rama u ofron shqiptarëve! Zhbërja e këtij modeli është jetik për vendin! Duke larguar Edi Ramën, shqiptarët kanë mundësi të zgjedhin një qeveri të ndarë nga kri mi, një qeveri të punojë për ta dhe mirëqenien e fëmijëve të tyre.

Zjarr Tv Ad