“Ballkani i hapur”, ekspertët: Do të fuqizonte Serbinë, ja pse Kosova nuk mund të bëhet pjesë

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Shqipërisë e vijon ende retorikën e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, duke theksuar se kjo është një nga ëndrrat dhe aspiratat e tij, ndërsa homologu i tij në Kosovë, Albin Kurti e shikon zgjidhjen tek Referendumi i përbashkët, ku vota e tij do të ishte pro.

Nga ana tjetër, hendeqet ndarëse jo fizike janë të thella, çka ka bërë që besimi i qytetarëve të ulet. Në 21 vite të mbushura me retorika të kamufluara si patriotike, 66 marrëveshje të nënshkruara mes dy vendeve kanë ngecur në zbatim. Disa janë në fazën fillestare, ndërsa pengesat që hasen në të tjera janë në saj të mungesës së vullnetit politik, çka vështirëson jo vetëm bashkimin, por edhe integrimin europian të shqiptarëve.

Me detyrat ende të papërmbushura ndaj BE, e me kufijtë në sektorët bazë si ekonomia, arsimi, trashëgimia në ende të paunifikuara me Kosovën, “Ballkani i hapur” mbetet trampolina e radhës e shpëtimit për kryeministrin shqiptar , që sipas tij do të përshpejtojë hapat në procesin e Berlinit.

Mirëpo eksperti i ekonomisë Zef Preçi shpjegon për “Vetting” se pse kjo nismë nuk favorizon shqiptarët. Sa i përket ftesës së kryeministrit Rama, që marrëveshjes t’i bashkohet edhe Kosova, politologu Ermal Hasimja thotë se pse kjo do të ishte qasje e padrejtë.

Zjarr Tv Ad