“Ballkani i Hapur, nismë serbe”, Hajdari thirrje Ramës: Sqaro pozicionin tënd pas deklaratës së Lavrov

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja Rudina Hajdari i kërkon Kryeministrit Edi Rama sqarim pas deklaratës së ministrit Sergei Lavrov, për Ballkanin e Hapur.

Ai e quajti Ballkanin e Hapur nismë të Serbisë që mbështetet nga Rusia. Hajdari me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se “as Serbia e as Rusia nuk janë aleatët tanë strategjikë dhe synimi i tyre ka qenë dhe është izolimi i Kosovës, izolim i cili po reflektohet edhe në projektin e Open Balkan të cilin e mbështet vetëm Vuçiç për këtë arsye”.

“Edi Rama duhet të sqarojë pozicionin e tij mbas deklaratës së Lavrov se Open Balkan është iniciativë e Serbisë dhe gëzon sot mbështetjen e Rusisë.

As Serbia e as Rusia nuk janë aleatët tanë strategjikë dhe synimi i tyre ka qenë dhe është izolimi i Kosovës, izolim i cili po reflektohet edhe në projektin e Open Balkan të cilin e mbështet vetëm Vuçiç për këtë arsye.

Edi Rama po sillet jo si kryeministër e shqiptarëve por si vasal i Rusisë duke dëmtuar interesat e Kosovës” shkruan Hajdari në postimin e saj.

Zjarr Tv Ad