Ballkani përfshihet nga i nxehti tropikal, temperaturat mbi 40 gradë

0
757

Alarm i kuq për temperatura mjaft të larta është dhënë nga Kroacia, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia, në ndërkohë që vala e të nxehtit tropikal në rajon pritet të vazhdojë disa ditë.

Në Kroaci, pritet që i nxehti të vazhdojë edhe për 10 ditët e ardhshme, me temperatura që mund t’i kalojnë 40 gradë Celsius duke thyer rekordin e të gjitha kohërave.

Instituti Hidrometeorologjik i Republika Srpska paralajmëron se tri ditët e ardhshme do të jenë më të nxehtat e vitit me temperatura mbi normalen.

Në Malin e Zi, meteorologët thonë se alarmi i kuq në Podgoricë do të jetë deri në datën 23 korrik.

Në Serbi moti me temperatura mbi 39 gradë Celsius do të zgjasë edhe disa ditë.