Balluku: Fierza nuk prodhon më energji

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, deklaroi në mbledhjen e Komitetit të Energjisë se situata hidrike në vend paraqitet e qetë, kjo pas reshjeve të rëna gjatë ditëve të fundit. Balluku tha gjithashtu se bordi ka vendosur që Fierza të mos prodhojnë energji për momentin, në mënyrë që të mblidhen të gjitha ujërat. Ndërkohë shtoi se edhe gjatë ditëve në vijim pritet që të ketë sërish prurje të ujërave, pasi parashikohet që të kemi mot me shi.

“Ka pasur një përmirësim ditët e fundit. Ka patur një rritje të liqenit të Fierzës, duke qenë se ne kemi vendosur të mos prodhohet në Fierzë për disa kohë për të grumbulluar të gjitha ujërat, me shpresë që do të kemi edhe në ditët në vazhdim një prurje të re të motit të lagët, shpresojmë të jemi në datën 7. Situata është e qetë e mirë menaxhuar”, tha Balluku.

Ministrja ka hedhur poshtë zërat që niveli i ujit në Fierzë kishte arritur pikën e vdekjes. Në mbledhjen e Komitetit të Energjisë, Balluku tha se pavarësisht kësaj, nuk do të ketë ndërprerje të energjisë.

“Kemi dëgjuar për pikën e vdekjes së Fierzës, por ju e keni thënë që nuk ka një pikë vdekje dhe ne ishim lart nga kjo pikë që flitet mbi 240 metra. Nuk do ketë ndërprerje të energjisë elektrike, për bizneset e vogla dhe familjarët dhe në maj do kemi një tryezë me bizneset që janë lidhur me tensionin e mesëm për të diskutuar çmimet që kemi vendosur për t’i mbrojtur ata”, tha Balluku.

Zjarr Tv Ad