Balluku i kthehet avokatit të kontrollorëve: E kemi marrë një kredi për ato rroga, tjetër nuk marrin

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja Belinda Balluku i është përgjigjur avokatit të kontrollorëve i cili kërkoi që të merrej kredi për pagat e punonjësve të AlbControl.

Në një deklaratë për mediat, Balluku tha se tashmë është marrë një kredi në mënyrë që punonjësve tu jepet paga që marrin dhe se nuk do të merret një tjetër.

“Ju e keni braktisur detyrën, e keni kthyer Albcontrolin në një dyqan. Nuk keni vënë asnjë nga ato tabelat që ‘kthehem shpejt’ apo çfarë janë keto. E keni kthyer në një dyqan të rëndomtë lagjeje. Se dëgjova avokatin tuaj që thoshte se duhet marrë kredi për pagat tuaja, që të merrni sërish 4 mijë dollarë në muaj. Po ju them se është marrë një kredi, është marrë dhe me atë kredi paguhen rrogat tuaja, këstet vijojnë të paguhen,”- tha Balluku ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad