Balluku i përgjigjet opozitës për Portin e Durrësit: Po prishni imazhin e Shqipërisë, e tmerrshme që po përballemi me këtë situatë

0
115
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv.kryeministrja njëherazi dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka folur në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin mbi marrëveshjen e Portit të Durrësit.

Ajo ka sulmuar opozitën duke thënë se akuzat e tyre për këtë projekt të madh janë të turpshme dhe se prishin imazhin e Shqipërisë.

Balluku ndër të tjera ka thënë se nuk do të grabiten toka publike dhe se ky projekt do të hapë 12 mijë vende pune.

“Po kontribuoni jo mirë në imazhin e Shqipërisë, është e tmerrshme që të përballemi me këtë situatë sot, ku Alabbar po baltoset sikur të ishte një nga rreshtat e zakonshëm ku ju jeni mësuar të hidhni baltë. Komponentët financiare, 130 hektarë është sipërfaqja në skenarin minimal dhe 200 hektarë në atë maksimal, hotelet do jënë me 5 dhe 4 yje.

Sipërfaqja për tu përdorur nga bizneset është pjesë e planit, 12 mijë të punësuar përgjatë gjithë fazave të projektit, ka hapësira të hapura në dispozicion të public. Është projekt i ngritur mbi hapësirë publike, mbi bazën e aksesit të çdo qytetari. Nëse shkojmë sot në Portin e Durrësit askush s’mund të thotë se mund të bëhet plazh, ky projekt do rregullojë ujin e detit për të pushuar njerëzit e për t’u larë, do pozicionohen jahtet.

Jahtet shkojnë sipas madhësisë, nëse në një port vendosen nga ato të thjeshtit deri tek super jahtet, kjo do e rendisë Shqipërinë në mbajtësen më të madhe të marinës detare në rajon.

Ky projekt do përmirësojë Shqipërinë në rang kombëtar, do të futet në listën e këtyre investitorëve ku kanë kryer veprat e mëparshme.”, tha Balluku ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad