Balluku inspekton bypass-in e Fierit: Përfundimi i punimeve do të shtyhet pak si pasojë e COVID 19

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në bypass-in e Fierit po punohet për përfundimin e kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore. Ndërkohë që janë marrë të gjitha masat e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke pajisur punonjësit me maska dhe doreza si dhe duke respektuar distancat e përcaktuara.

Ministrja e MIE, Belinda Balluku dhe kreu i ARRSH, Ergys Verdho, ishin vetë në terren për të inspektuar masat e marra dhe për të parë ecurinë e punimeve.

Në terren u raportua nga inxhinierët se ka vonesa në furnizimin me material të parë nga kompani në Gjermani, Itali dhe Greqi, ministrja Balluku tha se për shkak të këtyre vonesave përfundimi i projektit do shtyhet pak në kohë, por premtoi që afati final do të jetë fundi i majit.

“Duke marrë parasysh situatën ku ndodhemi, dhe problemet që hasen në terren data 1 maj që ishte premtuar për hapjen e këtij segmenti do të shtyhet, por brenda majit do të jetë i hapur ky segment”,- tha ajo.

Zjarr Tv Ad