Balluku inspekton në Korçë masat për mirëmbajtjen dimërore të akseve rrugore

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, ishin në zonën e Dardhës të qarkut Korçë për të inspektuar masat e marra dhe punën që po bëhet për të garantuar qarkullimin normal të automjeteve.

“Kemi 41 kontrata të mirëmbajtjes, të cilat mbulojnë 3650 kilometra rrugë. Katër kontrata janë në vazhdimësi, pasi mbulohen me Bankën Botërore. Janë kryesisht akset nacionale me fluksin më të madh të lëvizjes. Ndërkohë që kemi edhe 37 kontrata të shpërndara të tre rajone.

Janë në gadishmëri mbi 180 mjete që mbulojnë këto segmente dhe që bëjnë mirëmbajtjen. Janë marrë masa edhe për depozitimin e kripës pasi kemi depozituar mbi 3600 ton kripë”, bëri të ditur Berberi duke ju referuar planit të masave për menaxhimin e sezonit dimëror.

Për Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë deri më tani situata është menaxhuar si duhet duke bërë që të gjitha akset rrugore të jenë të hapura për qarkullimin e automjeteve. Ajo kërkoi mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve për të respektuar dhe bindur udhëzimeve të Policisë Rrugore dhe ARRSH-së gjatë udhëtimit të tyre.

Zjarr Tv Ad