Balluku inspekton punimet në Elbasan-Qafë Thanë: Korridorit i 8-të prioritet

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, inspektoi në cilësinë e ministres së Energjitikës dhe Infrastrukturës, kantierin e punës për ndërtimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë.

Gjatë fjalës së mbajtur gjatë inspektimit, Balluku theksoi se ky segment përfshin kilometrat e para të Korridorit të VIII.

Ajo shtoi se rruga do të jetë e kategorisë B, me të njëjtat standarde si By passi i Fierit dhe se është një projekt prioritar për qeverinë.

“Ky segment është dallëndyshja e parë e Korridorit të VIII. Pavarësisht se janë 5 km e para është e rëndësishme që këtu të eci puna siç duhet. Ne ndërkohë jemi duke punuar për by-passin e Elbasanin, që është shumë i rëndësishëm dhe prioritet për ne. Nga ana tjetër do ndërtojmë segmentin e dytë të këtij korridori. Rruga është kategori B, për t’ia sqaruar qytetarëve, është e ngjashme dhe me të njëjtat parametra me By Passin e Fierit”, tha Balluku.

Zjarr Tv Ad