Balluku jep lajmin e mirë: 9 kompani lider në botë, gati për ndërtimin e parqeve eolike në Shqipëri

0
142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërtimi i parqeve eolike në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e kompanive më të njohura europiane në këtë sektor. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën e parë Kombëtare Antikorrupsion, bëri të ditur se janë 9 kompani ndërkombëtare të cilat kanë shprehur interes sa i takon ndërtimit të parqeve eolike, me një kapacitet prej 100 megavatësh.

“Një eksperiencë e re, shumë e suksesshme po vazhdon dhe po ndodh në këto momente me tenderin e ndërtimit të impianteve të erës. Një ankand i dytë, pasi atij të impianteve fotovoltaike, impiantet e erës. Në datën 9 qershor, skuadra ime e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, me prezencën e skuadrës së BERZH, kanë hapur fazën e parë të shprehjes së interesit përsa i përket këtij ankandi për ndërtimin e parqeve 100 megavat në Republikën e Shqipërisë.

Deri më tani janë 9 pjesëmarrës, të cilët janë nga kompanitë më të mëdha europiane. Nga Verbundi austriak, tek Total francez, të cilët kanë shprehur interes për të marrë pjesë në fazën e dytë dhe për të pasur pas një viti një fitues edhe në këtë fushë”, u shpreh Balluku.

Zjarr Tv Ad