Balluku jep lajmin: Ja çfarë do të ndodhë në samitin e së martës me liderët e BE-së në Tiranë

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv.kryeministrja Belinda Balluku u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se në samitin BE-Ballkani Perëndimor që pritet të zhvillohet në Tiranë do të firmosen marrëveshje të rëndësishme.

“Tirana tashmë është kthyer në një qendër të Ballkanit Perëndimor, ky është një moment historik. Fakti që nga të gjitha vendet është zgjedhur Shqipëria padyshim ne na bën krenarë, kjo tregon besueshmërinë që kemi dhënë sa i përket besueshmërisë dhe të gjithë mënyrën konstruktive sesi Edi Rama ka kontribuar në bashkësinë që quhet Ballkani Perëndimor. Samiti është vazhdimësia e një punë që ka nisur prej kohësh, pritet që të ketë disa marrëveshjeve të rëndësishme. Një takim i këtij rangu, i këtij niveli ku do të jenë të gjithë liderët europianë do jetë një moment i rëndësishëm për të marrë vendime të rëndësishme”, u shpreh Balluku.

Nesër në Tiranë pritet të mbërrijnë 27 liderë të Bashkimit Europian dhe 5 liderë të Ballkanit Perëndimor.E pranishme në këtë samit pritet të jetë Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian Charles Michel.

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një së masat për zhvillimin e samitit, ndërkohë që opozita ka paralajmëruar nesër edhe protestë.

Zjarr Tv Ad