Balluku jep leksione për energjinë: Fikni televizorin, hiqni karikuesin, mos hapni frigoriferin!

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku ka vijuar më këshillat e saj për të ulur konsumin e energjisë. Pas këshillave se sa herë në javë duhet të lahen qyetarët shqiptarë dhe si duhet të lahen rrobat në lavatriçe, Ministrja Balluku ka nisur një fushatë nëpër shkolla duke kërkuar nga të vegjëlit që të heqin karikuesit nga priza dhe të hapin sa më rrallë derën e frigoriferit.

Qeveria shqiptare ka ndërmarr një iniciativë për të këshilluar qytetarët për të kursyer energjinë elektrike, por për t’i dhënë këto këshilla është ngarkuar zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Nisma e qeverisë ka filluar nga shkollat fillore, ndërsa leksionet e ministres Belinda Balluku kanë nisur prej kohësh.

Pak jave më parë ministrja Balluku orientoi qytetarët si t’i lajnë rrobat dhe sa here ne jave duhet te lahen në mënyrë që të kursehet energjia elektrike.

Ndërkohë këto ditë Ministra Balluku po shëtit shkollë më shkollë duke orientuar të vegjëlit që si të konsumojnë më pak energji elektrike.

Belinda Balluku ka shkuar deri tek karikuesi i celularit, madje ka kërkuar që edhe dera e frigoriferit të hapet me orare.

“E dini ju që kur e heqim telefonin nga karikimi, karikuesi që mbetet në prizë konsumon energji? Deri më sot nuk e kemi vrarë ndonjëherë mendjen se kemi thënë çfarë do ndodhë me 1 karikues? Po me 1 milionë karikues të gjithë në prizë në të njëjtën kohë? E dini ju që kur hapim derën e frigoriferit harxhohet më shumë energji? Se duhet të ruajë 4 gradëshin që është niveli i sipërm. Kur hapet dera e përballet me 25 gradët e temperaturës nis të punojë më shumë”.

Ministrja Balluku ka shkuar edhe me tej ku i ka kërkuar të vegjëlve t’i fikin televizorin gjyshërve kur flejnë gjumë në mënyrë që energjia elektrike të shpenzohet më pak.

“Kur gjyshin e zë gjumi para TV e t’i afrohesh për t’i marrë telekomandën e thotë mos e fik, ai është momenti që duhet fikur TV pasi nuk po e ndjek kush e është momenti që duhet të kursejmë energji. Jam e sigurt që ju duhet të jeni zëdhënësit më të mirë për fushatën e kursimit dhe do jeni heronjtë e energjisë”.

Ndonëse nuk ka dhënë urdhër të prerë, qeveria shqiptare ka kërkuar nga qytetarët që mos t’i ngrohin shtëpitë e tyre me kondicionerë më shumë se 21 gradë Celsius.

Ndërkohë në fillimi të sesionit të ri parlamentar qeveria vendosi fasho të konsumit të energjisë deri 800 kV për orë dhe nëse kjo fasho kalohet atëher çmimi i energjisë do të jetë thuajse katërfish më i shtrenjtë.

Zjarr Tv Ad