Balluku-opozitës: Ju nuk e imagjinoni dot që do investohen 2 miliardë euro në Portin e Durrësit

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Energjitikës dhe Infrastukturës Belinda Balluku thotë se në buxhetin e vitit 2023 është parashikuar financimi i projekteve të rëndësishme infrastukturore në vend, ashtu si edhe mbrojtja e bizneseve të vogla dhe shtresave në nevojë.

Balluku tha nga foltorja e Kuvendit se qeveria falë ndërhyrjeve ka arritur të mbajë nën kontroll inflacionin, ndërsa u shpreh se opozita sulmon investimin në portin e Durrësit, për shkak se nuk mund ta imagjinojnë një investim 2 miliardë dollarësh në vendin tonë.

Balluku tha se qeveria nuk ka se si të vjedhë në një investim të kryer nga firma private arabe, dhe ku për herë të parë në histori Shqipëria do të jetë aksionere me të drejta të plota.

Projektligji për Portin e Durrësit është futur në Kuvend me procedurë të përshpejtuar dhe pritet të miratohet sot, ndërsa opozita ka akuzuar qeverinë për mungesë transparence lidhur me kontratat.

Pjesë nga fjala e Ballukut:

Mes fjalëve tuaja dhe veprave tona është një lumë i tërë. Ju flisni e flisni, ne dorëzojmë projekte, shtëpi, parqe fotovoltaike. Ju bëni sikur e keni harruar tërmetin, pandeminë. Ndërkohë që kemi menaxhuar krizat, nuk kemi lënë pas dore projektet prioritare, reformat.

Synimi ynë kryesor është që ne të mbrojmë zhvillimin ekonomik, të gjithë ata qytetarë që janë angazhuar me punë në biznese të vogla apo të mëdha. Kemi arritur të mbajmë nën kontroll inflacionin, ndërkohë që në vendet e tjera është me dy shifra. Shifrat flasin vetë, pavarësisht çfarëdo balte që të hidhet. Buxheti mund të adresojë rritje, por jo dyfishim vetëm në 9 vite. Një buxhet prej 54.7 miliard lekësh është parashikuar për vitin 2023.

Të gjitha projektet e transportit rrugor që kanë nisur, dhe që janë projekte prioritare, do të vazhdojnë të financohen, pasi ne kemi marrë një angazhim që nuk do të krijojmë debite, e gjithë energjia e infrastuktura nuk ka debite më. Ky është parimi jonë, dhe jo hap e hap kantiere që lihen rrugëve. Ato që i keni pasur elektorale por që nuk arritët t’i realizoni, dhe sot ju ha shpirti dhe i quani si afera korruptive. Ju mërzit fakti që në Durrës do të investohen 2 miliardë euro, nuk e imagjinonit, por si do të vidhen këto para, kur i investon i huaji. Për herë të parë Shqipëria do të jetë aksionere me të drejta të plota. Ne jemi ata që po ringremë edhe njëherë hekurudhën shqiptare. Shqipëria do të ketë një tren shpejtësie që do të shkojë në pikat kyçe, aeroport, Tiranë, port.

Zjarr Tv Ad