Balluku: Proceset e prokurimit janë të hapura dhe transparente

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndonëse i cilësuar si një proceset më problematike, zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, deklaroi sot se proceset e prokurimit në Shqipëri janë të hapura dhe transparente.
Në konferencën “Forumi Prokurimit, Integritetit, Menaxhimit dhe Hapjes”, Balluku tha se rezultatet e arritura do të ndikojnë pozitivisht në procesin e negociatave, duke qenë se prokurimi është një nga kapitujt.

“Ne kemi besim se rezultate e arritura do të ndikojnë pozitivisht edhe në procesin e integrimit, që ka filluar me kapitullin e pestë, prokurimin publik. Pavarësisht krizave rruga e reformave dhe ndërtimit të një sistemi transparent të prokurimit publik do të jetë një bazë e fortë. Dua të falenderoj të gjithë mbështetësit, institucionet financiare që kanë besuar tek ne.

Duke mbështetur projektet që ndikojnë në jetën e drejtpërdrejtë të qytetarëve. Dua ti falënderoj edhe për mbështetjen që na kanë dhënë në të gjithë këtë rrugë, të reformimit të shtetit dhe uljes së korrupsionit. Një rrugë që ka akoma shumë për të bërë. Ne do t’ja dalim të përmirësojmë këto rezultate”, tha ajo.

Duke u ndalur te kriza e energjisë, Balluku theksoi se vendit i duhet të dalë në treg për të blerë 30% të energjisë që i dihet dhe për pasojë ndikohet nga çmimet. Megjithatë, sipas ministres paketa e qeverisë nuk do të lejojë ekspozimin e konsumatorëve.

“Ne duhet të dalim në treg për të blerë 30% të energjisë. Kjo krizë po krijon problematika edhe për ndërmarrjet. Por qeveria ka vendosur përmes një mburoje sociale, paketën, për të mos lejuar ekspozimin e qytetarëve ndaj kësaj krize. Është një sfidë e vështirë për tu përballur në kushtet e një buxheti të kufizuar. Paralelisht me përballimin e kësaj krize jemi duke punuar me planet tona për të rritur kapacitetet e prodhimit. Kemi një sërë projektesh që zhvillohen në vendin tonë”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad