Balluku qetëson qytetarët: Fierza nuk është në pikën e vdekjes, ky është menaxhimi më i mirë që i kemi bërë kaskadës

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Energjisë dhe Infrastukturës, Belinda Balluku hedh poshtë zërat se situata në liqenin e Fierzës është kritike dhe se niveli është “në pikën e vdekjes”.

Balluku tha në një intervistë për “Euroneës Albania” se situata është e vështirë për shkak të mungesës së rreshjeve, por Fierza nuk ndodhet në pikën kritike.

Përsa i përket liqenit të Fierzës, duhet të ndalem një moment. Unë nuk e di se kush ekspert thotë që Fierza është në pikën e vdekjes. Se nga 249 deri në pikën e vdekjes janë shumë metra, deri në 240 metra.

Këtu biem të gjithë dakord që nuk ka rënë shi, meqënëse nuk ka rënë shi, ne e kemi menaxhuar, ky është menaxhimi më i mirë i Fierzës duke bërë që të kemi edhe prodhim vendas. Në rast se ne kemi energji, nuk kemi ku ta depozitojmë, ndaj duam të nisim një politikë për këtë. Ne vazhdojmë ta menaxhojmë kaskadën”, u shpreh Balluku.

Zjarr Tv Ad