“Balonë tabake”/ Jorida Tabaku reagon pas deklaratave të Ramës: Jam krenare që mbaj këtë mbiemër! Nuk e njeh historinë e Tiranës, e sheh vetëm si truall ndërtimi

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Rama për deklaratën e tij, “balonë tabake” duke e konsideruar si fyerje ndaj saj. Nga foltorja e Kuvendit, Jorida Tabaku u shpreh se është krenare e mbiemrit të saj, që vjen nga një familje e vjetër tiranase.

Tabaku thotë se Rama edhe pse ishte në Bashkinë e Tiranës, nuk e mori mundimin të njohë familjet më të rëndësishme të kryeqytetit, por e pa vendin vetëm si truall për të ndërtuar.

“Unë e kam nder që e kam emrin Tabaku, një nga familjet themeluese të këtij qytetin por se njohe kurrë historinë e Tiranës pasi e konsiderove vetëm truall ndërtimi. Hyre dhe dole kryetar bashkive dhe nuk e kuptove kush janë familjet më të rëndësishme të Tiranës.

Përsa i përket diskutimit këtu, faqja 98 e buxhetit të shtetit, vlera e rrugës së Arbrit 58 mld lekë, nisi 33 mld lekë. Tabela 9 e koncesioneve nga buxheti i shtetit, 1.5 mld lekë inceneratori i Tiranës. E dini kush është historia më kriminale, sa herë ka një gjë, i del për zot këtij zullumi.

I del për zot çdo korrupsioni. Historia janë pa tavan, koncesione. Nisi 179 mln euro inceneratori i Tiranës, ka shkuar 300 mln euro. Diskutimin tjetër me mua do e kesh në komisionin hetimor për inceneratorët” -tha Tabaku.

Zjarr Tv Ad