Bamir Topi bën paralajmërimin e fortë: Nga përplasja Berisha-Basha do të dalin shumë gjëra, sepse këto janë veprime brenda…

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë një interviste televizive, ish-Presidenti Bamir Topi, është shprehur se “lufta” mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, do të nxjerrë në dritë shumë gjëra.

Përsa i përket përjashtimit që Basha i bëri Berishës nga Grupi Parlamentar, Topi tha se kryedemokrati ishte i detyruar nga presioni i SHBA-së.

“Unë besoj që përtej kësaj përplasje do të dalin shumë gjëra të tjera. Dalim në rregullin klasik matematikor. Këto janë veprime brenda kllapës. Kur situata është e mjerë, faktorizohesh. Kur ka negativitete, përplasje, defaktorizohesh. Këtu problemi më i madh sot është pushteti i radhës i Edi Ramës. Askush nuk flet për këtë punë. Unë e prisja që Rama të kishte këtë rezultat në 2021, e njihja terrenin, forcën e pushtetit të Ramës, aftësitë për të modifikuar rezultatin në favor të pushtetit të tij”, u shpreh Topi.

Zjarr Tv Ad