Bamir Topi: Do të shkoj në Hagë të takoj politikanët e Kosovës, vizitë sa njerëzore aq edhe për mbështetje politike

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se do të niset në Hagë për të takuar atje politikanët e Kosovës, që ndodhen në burg.

Ai tha se ky është një gjest sa human, por ashtu edhe politik i tij në raport me njerëz që i ka njohur në momente shumë të rëndësishëm të kombit.

“Unë i jam përgjigjur pozitivisht ftesës për të qenë pjesë e këtij grupi për të Shkiar në Hagë.

Çdo politikan i lartë që ka qenë në institucionet e vendit, nuk mund të rrijë dorëjashtë sa i përket një gjesti që së pari duhet të konsiderohet që vjen nga predispozita njerëzore për ca njerëz që i ka njohur në periudha shumë të rëndësishme të kombit.

Kam qenë në Kosovë në momente shumë delikate.

Vizitën e parë zyrtare e kam bërë në vitin 2008, 3 javë para se të vinte pavarësia dhe kam takuar politikanë aty. Nuk mund të luajmë rolin e pasivit kur ndodhin gjëra shumë të rëndësishme. Do të takoj disa miq që janë të izoluar atje. Është mbështetje edhe në planin politik” tha Topi për “Ora e Betit”.

Zjarr Tv Ad