Bamir Topi është ribashkuar me Partinë Demokratike/ Ja cilët janë emrat surprizë në listën e PD-së…

0
4066
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Basha, pritet që të dorëzojë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve listën e koalicionit opozitor, me të cilin PD, do të hyjë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Kolaicioni me të cilin opozita do të kandidojë përballë socialistëve, quhet “Shqipëria Fiton” dhe do të nënshkruhet ditët e sotme nga Basha dhe aleatët e tij. Pjesë e koalicionit, mësohet se do të jenë të gjitha partitë pjesëpërbërse të Opozitës së Bashkuar me përjshtim të LSI-së, e cila pritet të dal me listën e saj në qarqet më të mëdha të vendit dhe në koalicion me PD-në, në disa qarqe të vegjël.

Mësohet se pjesë e koalicionit është edhe forca politike e kryesuar nga ish-presidenti Bamir Topi, i cili mesa duket i ka sheshuar mosmarrëveshjet me krzedemokratin dhe rikthehet në bashkëpunim me forcën politike, ku nisi karriera e tij politike. Ish-presidenti në zgjedhjet e shkuara, ka qenë pjesë e koalicionit të majtë të udhëhequr nga Partia Socialiste.

Gjithashtu, risi është edhe kreu i Ballit Kombëtar Artur Roshi, që pranoi mandatin e deputetit pas prishjes së mandateve nga PD dhe LSI.

I pari që do të firmosë dokumentin është Agron Duka, i PAA-së në orën 12:00.

Duka, do të ketë 12 përfaqësues në 12 qarqet, ku do të ketë një vend në listën e sigurte. Ndërkohë në orën 13:00, Basha do të firmosë me kreun e LZHK-së Dashamir Shehi.

Ky i fundit do të ketë tre kandidatë. Pas Shehit në selinë blu, do të mbërrijnë më pas edhe Shpëtim Idrizi në orën 14:00. Mësohet se Idrizi, do të ketë 11 kandidatë në të gjithë Shqipërinë.

Nga këto vetëm dy kandidatë, do të jenë në listën e gjelbër. Pas Idrizit në selinë e PD-së, do të mbërrijë kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka. Ky i fundit do të ketë 7 përfaqësues në të gjithë Shqipërinë.

Zjarr Tv Ad