Bamir Topi zbulon “planin” e Berishës: Do të dalë në bazë kur të ketë mbështetje dhe pastaj i kthehet Tiranës

0
2945
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Presidenti Bamir Topi deklaroi se ajo që ndodhi më 8 janar në selinë e PD nuk ka fitues dhe se palët janë të dyja humbëse. Teksa ka analizuar qëndrimet dhe deklaratat e Berishës se do të rikthehet në bazë, Topi theksoi në “News24” se ai do vazhdojë me periferinë dhe kur të bindet që e ka domenin e tij, do i kthehet Tiranës.

Bamir Topi: Të gjithë udhëheqësit politikë të së djathtës kanë tentuar ta fillojnë nga Shkodra. E dyta, ndodh ajo që ndodh në shkencë, është konkurrenca që duke dashur të shkojë të realizojë takime, realizimi i vetes për qëllime elektorale dhe të frenojë kundërshtarin politik. Këtu problemi është për të fituar rolin drejtues, ndoshta jo formal por substancial. Këtu Berisha ka eksperiencë, ka një terren të favorshëm dhe i shkoni gjithmonë citimeve që ai i jep flu, thotë nuk do dalë nga performanca e foltoreve.

Foltorja kishte një audiencë më të kufizuar, tani thotë tek Pallati i Sportit. Gradualisht është duke rritur intensitetin dhe kërkon të marrë sa më shumë audiencë. Audienca nuk është heterogjene, është homogjene. Do të marrë pjesën më vitale të PD për ta lënë Bashën në minorancë. Ne po bëjmë disa parashikime që nuk lidhen thjesht me koshiencën por edhe subkoshiencën. Ai e fillon atje, por sigurisht vëmendjen kryesore e ka këtu. Deklaratat kanë qenë ekstreme jo se ka qenë i bindur se këtë seli do ta merrte.

Sa kohë ajo seli zyrtarisht i takon një individi, i cili është person juridik, menjëherë policia do shkojë në mbrojtje të këtij identiteti. Ai ka ndryshuar taktikën dhe për të kamufluar që nuk ka një protestë të dytë në Tiranë. Ai e kamuflon, thotë kam ndryshuar taktikë. Do vazhdojë me periferinë dhe kur të bindet që periferinë e ka domeinin e tij, atëherë do i kthehet Tiranës.

Zjarr Tv Ad