Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ylli i futbollit, Diego Armando Maradona, njihej dhe për bamirësitë e tij të shumta. Pas ndarjes së tij nga jeta, është zbuluar se; ai u siguronte ushqimin çdo muaj 50 familjeve të varfëra.
Ai shpenzonte 100 mijë euro në muaj, në mënyrë që t’u siguronte bazën materiale jetesës së tyre.
Humbja e yllit të futbollit, ka bërë që 50 familjeve t’u ndërpritet ndihma ekonomike. Arsyeja e ndërprerjes, lidhet edhe me gjyqet për ndarjen e pasurisë, të cilat kanë sjellë bllokimin e çdo llogarie në emër të tij.
Ende nuk janë të qartë, se ç’do të ndodhë me familjet, që Maradona i mbajti me ushqim deri në ditën e fundit të jetës së tij.