Banda e Elbasanit grabit miliona në Librazhd dhe merr peng një person, burimet: Familja e lidhur me Taulant Ballën

0
827
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një denoncim nga qyteti i Librazhdit ka hedhur dritë mbi një grabitje të madhe dhe rrëmbim personi që ka ndodhur nga banda të armatosura në një familjee me mbiemër Skeja, një zhvillim i ditës së shtunë që mbahet fshehur nga Policia për shkak të lidhjes jo vetëm të kësaj familjeje – me Taulant Ballën, kreun e Grupit parlamentar të PS-së.

Lajmin e ka publikuar sot ish-Kryeministri Sali Berisha si “breaking news” me shënimin: “Supergrabitje dhe pengmarrje në Librazhd! “Qytetari dixhital denoncon: Bandë e armatosur dhe me uniformë policie e drejtuar nga Suel Çela grabit në një familje, miliona paund. Ajo merr peng një anëtar të familjes së grabitur. Narko-policia mban të fshehur ngjarjen. Lexoni mesazhin e tij!”

Përshëndetje Doktor!

Mora një informacion të konfirmuar në 2 burime.

Në Librazhd është bërë një super-grabitje e frikshme duke u gdhirë e shtuna.

Janë grabitur miliona paund tek miqtë e Taulant Ballës me mbiemër Skeja.

Ajo që e bën të frikshme grabitjen nuk është vetëm shuma jashtëzakonisht e madhe e parave të grabitura, por mënyra e grabitjes.

Banda grabitëse jo vetëm ka qënë e armatosur, por ka qenë e veshur me uniformë policie dhe ka përdorur pajisje policie.

Sipas informacioneve shumë të besueshme, grabitja është kryer nga banda e Rinasit në bashkëpunim me mikun tjetër të Taulant Ballës, kreun e bandës së Elbasanit, Suel Çela.

Në krye të operacionit për grabitjen e miliona paundëve ishte krimineli gjoja në kërkim Nuredin Dumani.

Ajo që e bën edhe më të rëndë gjendjen është se policia nën urdhrat e Suel Çelës e ka fshehur këtë ngjarje, ku për të kryer grabitjen me uniforme policie, banda ka rrëmbyer një person të familjes Skeja.

Me të tillë logjistikë dhe mbështetje nga shteti, banda është cenim për sigurinë kombëtare, pasi me veshjen dhe pajisjet e policisë, ata mund të rrëmbejnë këdo dhe kurdo.

Zjarr Tv Ad