Banda e trafikantëve merr peng 2 shqiptarët në Spanjë, njëri prej tyre ka mundur të arratiset

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy shqiptarë janë mbajtur peng nga një bandë trafikantësh në Valencia të Spanjës.
Një prej shqiptarëve arriti të shpëtojë nga rrëmbimi të shtunën e kaluar, pas 4 ditësh rrëmbimi.

Banda i akuzonte shqiptarët se kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme marijuane, që e kishin fshehur dhe rritur në këtë zonë që ndodhi peng-marrja.

Një prej shqiptarëve theu zinxhirët e arriti që të arratisej, duke kërkuar ndihmë. Një fqinj e gjeti atë të plagosur dhe njoftoi policinë.

Shqiptari tregoi më pas në policii se ai dhe miku i tij shqiptar ishin mbajtur peng nga banda. Ata ikën në vendin e peng-marrjes, ku gjetën shqiptarin të lidhur në shtyllë me zinxhir.

Policia vërejti se në atë zonë kishte kultivim të kanabisit. Dy shqiptarët e liruar nga peg-marrjau morën në pyetje. Ata do të duhet që të shprehen se çfarë raporti kanë me bandën e trafikantëve të drogës.

Zjarr Tv Ad