Banda grabit në Rinas, gjenerali përpilon strategjitë kundër popullit armik

0
288
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, një bandë e maskuar (ose e pamaskuar) me logon “Hetimi Tatimor” grabitë 2 milion euro (dyshohet për 10 milion euro!). Dyshohet edhe për dy të vrarë.

Gjeneral Sandër Lleshaj ndërkohë po përpilon strategji të tjera, për t’i bërë ballë popullit armik. Qëllimi është dekurajimi i armikut, duke e goditur në shtëpi, në zemrën e ekzistencës së tij si qenie humane.

E martë, mëngjes. Forcat policore të Gjeneral Lleshaj kryejn mësymjen e dytë brenda dy ditëve për të neutralizuar rezistencën e banorëve të Bregut të Lumit, atje ku do të kalojë Bulevardi i Ri. Rrethimi është i pamëshirshëm, me stil ushtarak, me siguri sipas një plani të hartuar nga vet Gjeneral Lleshaj. Masat janë marrë deri në detaje, në mënyrë që reagimi ose organizimi i rezistencës nga banorët të jetë i pamundur. Në mëngjes të gjithë vrapojnë për të filluar ditën, ndërsa forcat policore sulmojnë pa mëshirë banorët brenda në shtëpitë e tyre. Që në krye të herës u heqin çdo mundësi komunikimi, duke i goditur dhunshëm ata që rezitojnë. Media nuk lejohet të afrohet, po ashtu edhe ish deputetët e opozitës. Disa të plagosur nga populli armik, fëmijë të traumatizuar, gaz helmues luftarak brenda shtëpive.

Fitorja e Gjeneral Lleshaj është spektakolare; shtatë shtëpi shqiptarësh shemben përdhe.

Pak orë më vonë, në Rinas një bandë e maskuar (ose e pamaskuar) me logon “Hetimi Tatimor” grabitë 2 milion euro. Dyshohet edhe për dy të vrarë. Gjeneral Lleshaj ndërkohë po përfundonte operacionin e shembjes së shtëpive të popullit armik.

 

Zjarr Tv Ad