Banda në Itali, në krye të organizatës një shtetas shqiptar

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 26 vjeçar shqiptar, i cilësuar si kreu I një bande të rrezikshme ka rënë në prangat e policisë italiane.

26 vjeçari shqiptar është Flori Sejdini, dhe ai akuzohet nga policia italiane si kreu I një bande evropiane të specialzuar në vjedhje dhe grabitje të kryera në Itali.

Sipas mediave italiane, Flori Sejdini është arrestuar disa kohë më parë dhe ndaj tij rëndojnë akuza për vjedhje, plaçkitje dhe madje edhe për rrëmbim personi.

Në vitin 2016 banda e drejtuar prej tij kishte kryer një sërë grabitjesh në Altopascio dhe Ponte Buggianese. Këtë herë shqiptari akuzohet për nëntë vjedhje me dhunë në disa apartamente.

Ngjarja më e rëndë është ajo e kryer në 26 mars, ku grupi i tij përberë nga tre grabitës të maskuar hynë në vilen e një 84-vjecari, ku për më shumë se një orë e mabjtën atë nën kërcenim, ndërkohë që ata po plaçkitnin.

Ata morën paratë dhe bizhuteritë që i përkisnin gruas së së ndjerë të 84 vjeçarit, të cilat kapnin një vlerë prej mbi 5 mijë euro.

Gjatë kësaj grabitje, ata çanë edhe postobllokun e carabinierëve të cilët u vunë në ndjekje të tre grabitësve pas njoftimit të marrë.

 

Zjarr Tv Ad