Partia Demokratike ka denoncuar presionin që bandat kriminale në bashkëpunim me zyrtarët socialistë po i bëjnë banorëve për të shkuar në votime më 30 qershor, m qëllim për të rritur numrin e pjesëmarrjes dhe për të legjitimuar farsën e votimeve.
PD i referojhet ankesat të shitësve të tregut të frutav-perimeve në Durrës që që janë kërcënuar për të votuar ditën e dielë.
Banditët e Bashkisë Durrës po ushtrojnë presion mbi personat që shesin te tregu i fruta-perimeve i Durrësit për t’i detyruar të votojne ditën e diel, bashkë me familjet e tyre. Tregtarët janë kërcënuar që nëse nuk votojnë të dielën, në 30 qershorin e Edi Ramës, atyre do t’u hiqet leja e tregtimit në tregun e fruta-perimeve.
Tregtarët denoncojnë se objektivi i këtyre banditëve me pushtet të PS me në krye Dakon është që të arrijnë të sajojnë me çdo kusht dhe çdo mënyrë 48 perqind të pjesmarrjes në votim. Kjo ështe vepër penale. Por prokuroria e Arta Markut nuk vepron siç nuk ka vepruar per dosjen 339 të vjedhjes së zgjedhjeve në Durrës në 2017.