“Bandë” e trafikut të drogës, kapen sa zbresin nga avioni 3 shqiptarët në Itali

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e aeroportit Orio Al Serio ka vënë në pranga tre shtetas shqiptar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se të arrestuarit janë:

-Ardit Harizi, i lindur në Shqipëri, në vitin 1991

-Pullumb Tafa, i lindur në Shqipëri, në vitin 1986

-Klajdi Kondo, i lindur në Shqipëri, në vitin 1984, i cili i kishte shpëtuar një arrestimi në moshën 15 vjeçare, nën akuzën e transportimit dhe shitjes së drograve të llojit kokainë, heroinë, hashash, marijuanë.

Policia bën me dije se Harizi dhe Tafa u ndaluan në aeroportin e Orio Al Serio, sapo zbritën nga avioni, ku ishin nisur nga Tirana.

Ardit Harizi, sëbashku me kushëririn e tij Adriatik Harizi është një figurë e njohur, mes bashkëkombasve të tij shqiptarë sepse menxhoi një ‘turne’ kokaine, hashashi, marijuane dhe heroine.

Harizi ishte përgjegjës për furnizimin personal të përdoruesve të shumtë.

Grupi i shqiptarëve gjithashtu dispononte shumë armë zjarri, të mbledhura në 31 maj të 2017. Policia e Bergamos i sekuestroi një pistoletë të kalibrit FN Broëing 7.65 mm. Gjithashtu policia gjeti edhe 9 fishekë të fshehur në një zgavër pllakash, në ashensorin e shkallëve C, të kompleksit në Via San Bernardino 139/R.

Në këtë vend plumbat ishin vendosur në Pëllumb Tafa dhe bashkëpunëtori i tij Ardit Harizi.

Por pas fshehjes arma u kërkua nga Adriatik Harizi, i cili kërkonte ta përdorte kundër një të dënuari në Bergamo.

Nga ana tjetër. Klajdi Kondo u ndalua sapo mbërriti në Itali, nëpërmjet një fluturimi nga një qytet rumun. Kondo ishte një ndihmës aktiv i kushërinjve Harizi, në emër të të cilëve ai kishte realizuar shumë shitje të lëndëve narkotike.

Të tre të arrestuarit u dërguan na burgun e Bergamos.

 

Zjarr Tv Ad