Me uniformën e shtetit dhunojnë gazetarin Simon Shkreli në sy të fëmijëve…

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Gazetari i ABC News dhe TV Rozafa, është dhunuar nga disa efektivë të RENEA- s. Ngjarja merr përmasa më të rënda teksa gjithçka ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të mitur të gazetarit Shkreli. Vetë ai e përshkruan kështu ngjarjen e rëndë:

“Sonte teksa kthehesha be shtepi me dy femijet e mij. Forcat Speciale RENEA po kryenin kontrolle ne zonen e Kryqezimit te Ish Deges se Brendeshme. Nderkohe une nxorra telefonin dhe po filmoja. Nderhyne forcat Renea dhe thane mos filmo. Une nxorra bexhin e gazetarit dhe ju thash jam gazetar.

Prezent ishte edhe Drejtori i Policise Shkoder Hamdi Fjora dhe shefi i komisariatit Paulin Çupi. Drejtori Fjora me thirri afer makines se tij dhe une u afrova. Drejtori Fjora me tha: nuk te njohin. Une i thash s’kane nevoje te me njohin sepse kam bexhin. Aty nje nga efektivet e RENEA me thirri ne emer dhe me tha mos bertit.

Une nuk bertas dhe jam ne punen time. Plus qe jam me dy femij. Aty me kapi njeri nga krahi dhe me tha ik se je me familje o b…… se te tregojm ne. Dhe tjerti ke kapi nga gjoksi dhe me hoqi bexhin e gazetarit. Ne ato momente forcat RENEA u larguan.”, shkruan Shkreli në Facebook.

Ndërsa bashkëshortja e Shkrelit, edhe ajo gazetare, Eliona, jep detaje që e bëjnë edhe më të rëndë ngjarjen. “Nje akt I paprecedent, I dhunshem u ushtrua sonte ndaj gazetarit te ABC News dhe TV Rozafa Simon Shkrelit nga ana e forcave Renea.

E denoj fort kete rast, jo vetem pse Simoni eshte bashkeshorti jem, jo vetem pse aty ishin femijet e mi, por sepse neser mund ti ndodhe cdo kolegu ose kolegeje, e ndoshta mund ti ndodhe edhe me rende se kaq. Kjo eshte policia e turpit, policia qe une nuk dua. Prandaj braktiset ky vend, prandaj te rinjte ikin sepse ne vendin tone nuk ka me siguri, nuk ka me ekonomi. Ne Shqiperi denohet dhe dhunohet I ndershmi, ndersa “hori” lartesohet.”, shkruan kolegia Eliona Shkreli.

Zjarr Tv Ad