Banka Botërore, apel qeverisë Rama: Kërkojmë transparencë për koncesionet

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banka Botërore ka kërkuar nga qeveria shqiptare më shumë transparencë dhe përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian, lidhur me PPP-të. Apeli i Bankës Botërore erdhi pak ditë pasi qeveria miratoi dy PPP për ndërtime rrugësh, Milot – Balldren dhe Orikum –Dukat, njoftoi gazetarja Dea Dervishi e SYRI.TV.

Zhvillimet e fundit kanë të bëjnë me miratimin e një ligji që mandaton Ministrinë e Financave të kontrollojë PPP-të dhe jep hapësirë për më shumë transparencë lidhur me kontratat.

Banka Botërore ka qenë e angazhuar me qeverinë për aspektin e monitorimit.

Një nga pikat kryesore është hartimi i një raporti për PPP-të përmes të cilit synohet jo vetëm dhënia e informacionit, por dhe performanca e tyre, që ne mendojmë se është një instrument i rëndësishëm.

Ekspertët e Bankës Botërore ngritën shqetësimin e tyre edhe me ngadalësimin e rritjes ekonomike në vendin tonë:“Në Shqipëri, ritmi i rritjes ekonomike është ngadalësuar. Parashikimi ynë i tanishëm është 2.9%. Presim që kontributi kryesor të vijë kryesisht nga kërkesa e brendshme. Shqipëria ka pjesëmarrje në forcën e punës më të lartë në rajon, por ka një disbalancë të lartë midis gjinive dhe, papunësia e të rinjve dhe ajo afatgjatë, mbetet problem.

Shqipëria është vendi i dytë me borxhin më të lartë publik. Ngadalësimi i rritjes ekonomike dhe nevoja për të shlyer detyrimet e prapambetura të TVSH-së kanë sjellë rënie të të ardhurave të GDP. Ne presim rritje të ekonomisë në gjysmën e dytë të vitit 2019.”

Përsa i takon letrës që kryetari i PD-së i dërgoi bankave tregtare ku i kërkoi të mos investonin në PPP-të, drejtuesja e Bankës Botërore u shpreh se i takon bankave të vendosin nëse duan të financojnë apo jo./

Zjarr Tv Ad