Banka Botërore i bën apel qeverisë:”Jepi lekë të varfërve”

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banka Botërore është e mendimit se qeveria duhet të vijojë me paketat mbështetëse për njerëzit në nevojë.

Sipas BB, dy paketat e aplikuara e përfunduan efektin e tyre, ndërsa pan demia po vijon të prodhojë efekte sociale dhe ekonomike.

Ekonomistja e Bankës Botërore, Hilda Shijaku thotë se rindërtimi është i rëndësishëm për rritjen ekonomike 2021, por nuk është shkopi magjik.

Intervista e plotë:

-Znj. Shijaku, Banka Botërore në një raport të fundit thotë se në vendet e rajonit 300 mijë individë do të bien në var fëri, për shkak të kr izës në tregjet e punës. Sa i mprehtë do të jetë për Shqipërinë ky fenomen?

Var fëria pritet të rritet si në Shqipëri, edhe në vendet e rajonit. Të ardhurat e të paktën 300 mijë individëve, thotë raporti, do të bien nën 5 dollarë në ditë, pasi shumë veta do të hu mbasin vendet e punës. Në Shqipëri tregu i punës ka qenë në përmirësim kohët e fundit, por kjo arritje ka të ngjarë të prapësohet për shkak të pa ndemisë. Qeveritë kanë aplikuar paketa ndihmëse, si për të papunët, edhe për ata me ndihmë ekonomike. Rezultatet do të ishin më të rë nda po të mos ishin marrë masa. Por pan demia po vijion të zgjasë dhe nuk dihet se kur do të përfundojë , ndaj kjo mbështetje financiare duhet të vijojë.Por kjo është një sfidë e madhe për qeveritë, pasi të ardhurat mungojnë për shkak të krizës.

-Pra, po thoni se dy paketat e aplikuara nga qeveria janë të pamjaftueshme?

Paketat ishin të nevojshme dhe të duhura. Raporti vlerëson se vendet e rajonit ndërhynë shumë shpejt, për t’u dhënë likuiditet të prekurve nga CO VID-i. Paketat kishin një kohëzgjatje të caktuar. Duke qenë se pa ndemia po vijon, tregjet e punës do të jenë nën presion edhe në muajt në vijim. Ne nuk presim një kthim të shpejtë të situatës në normalitet. Pra, qeveritë të vijojnë të mbështesin shtresat në nevojë. Sfida, siç e thashë, është gjetja e burimeve, ndaj skemat duhet të të jenë të mirëtargetuara dhe jo pa afat, mbi të gjitha të jenë transparente.

-Pan demia ka sjellë një rritje të bor xhit publik në të gjithë vendet. Mos ndoshta jemi në limite të këtij treguesi në rastin e Shqipërisë?

Si rezultat i pan demisë, bo rxhi dhe deficitet u rritën në të gjitha vendet e rajonit. Tregjet financiare reaguan duke financuar një pjesë të kësaj rritjeje për vendet pasi prioritet ishte shpëtimi i jetës së njerëzve. Me kapërcimin e kësaj krize vendet duhet të mendojnë se si të dalin nga kjo situatë dhe ta stabilizojnë ekonominë. Burimet do të duhen jo vetëm për të përballuar krizën, por edhe për të vijuar me procesin e rindërtimit apo me rritjen cilësore të atyre burimeve që ekonomia ka për të rikthyer rritjen. Ndoshta është momenti për të menduar strategjinë e daljes, pra çfarë të bëjmë të rrisim kapitalin njerëzor apo të zvogëlojmë hendekun në klimën e të bërit biznes.

-Ju thoni se ekonomia shqiptare do të rritet me 5% në 2021, në kushtet në të cilat jemi sa i relizueshëm është ky parashikim?

Parashikimi këtë herë rrethohet nga pasiguri e lartë. Ngjarjet janë të pazakonta dhe nuk dihet si do vijojnë. Siç ishte i pasigurt parashikimi për këtë vit, edhe 2021 kushtëzohet nga shumë faktorë, sic janë mbyllja e ekonomisë, vënia nën kontroll e viru sit, rifillimi i aktivitetit normal, rritja ekonomike në vendet partnere. Faktori i rindërtimit është i rëndësishëm, po jo i vetmi, ka të tjerë faktorë që kanë rol vendimtar në rritjen ekonomike. Në këto kushte me pasiguritë e larta që shoqëron këtë parashikim, sugjerimi ynë është për politika të kujdeshme.

Zjarr Tv Ad