Banorët e “5 Majit” në protestë, nuk lejohen fadromat për prishje

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e “5 Majit” në Tiranë janë ngritur në protestë mëngjesin e sotëm dhe nuk lejojnë fadromat e IKMT-së që të prishin ndërtesat e tyre pa pasur më parë në dorë një “kontratë dinjitoze”, siç e quajnë ata.

Efektivë të Policisë kanë shkuar në zonë, bashkë me drejtuesit e tyre, dhe i kanë paralajmëruar se bllokimi i rrugës për kalimin e mjeteve është vepër penale. Madje, banorët janë kërcënuar se do të procedohen penalisht, por ata përsëri nuk janë tërhequr. Në vendngjarje ndodhen edhe përfaqësues të Avokatit të Popullit.

Banorët kanë tentuar të qëllojnë dhe me gurë në drejtim të mjeteve të IKMT por efektivët e Komisariatit nr.4 në Tiranë kanë parandaluar përshkallëzimin e situatës. Ata thonë se do të protestojnë dhe të Parlamenti pasi janë në të drejtën e tyre. Shtëpitë e tyre prishen në kuadër të procesit të rindërtimit, pas tërmetit tragjik të nëntori 2019.

 

Zjarr Tv Ad