Banorët e Astirit protestë dhe mbjellje pemësh te Unaza

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e Astirit kanë vijuar protestën e tyre gjatë së cilës kanë mbjellë edhe pemë në zonën përreth. Ata kanë theksuar se nuk do të largohen nga shtëpitë e tyre pa marrë dëmshpërblim.

“Këto janë pronë e banorëve. Nuk guxon as bashkia, as policia ti prekë këto pemë. Këto pemë do të lulëzojnë në gjithë zonën e Unazës së Re. Ky projekt për banorët e Unazës së Re ka ra.

Në mbështetje të tyre ishte dhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili deklaroi se qytetarët nuk do të dorëzohen ndaj dhe qeveria duhet të reagojë.

Balliu: Është kjo arsyeja pse sot në Shqipëri ke protesta çdo ditë. Janë në protestë kundër këtij monstre që u ka ngrënë mishin qytetarëve, duke i rrjepur nga xhepat.

Banorët e Astirit protestojnë prej 99 ditësh, duke kërkuar anulimin e projektit të Unazës së Re që parashikon shembjen  e banesave të tyre.

 

 

Zjarr Tv Ad