Banorët e Bërxullës nuk e lëshojnë tokën: Balluku ha në restorante të shtrenjta, ne pa shtëpi. Qeveritarët kujtohen veç kur ka votime kujtohen

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rezistenca e banorëve të Bërxullës, mbi shtëpitë dhe tokat e të cilëve kalon aksi i ri Thumanë-Kashar, sa vjen e bëhet më e fortë. Si çdo të diel, ata dolën dje në rrugë të madhe, në shenjë proteste ndaj padrejtësisë që po iu bëhet nga ana e qeverisë.

Kjo e fundit, pa u ulur në bisedime me ta, ka piketuar e vendosur të shembë e zaptojë toka për të ndërtuar një rrugë, nga e cila vetë banorët nuk përfitojnë. Të prekurit e cilësojnë dëmshpërblimin prej 4 eurosh/2 qesharak dhe janë të vendosur për t’i shkuar deri në fund kauzës së tyre. Në mos me negociata, me vetëgjyqësi, siç paralajmërojnë. Banorët thonë se shteti po i vret dhe se po i çon drejt vetëgjyqësisë. “Durimi ka një pikë dhe s’do na mbajnë më nervat.

Paligjshmëri e madhe kundrejt banorëve. Jemi pronarë autoktonë. Një ditë të bukur thotë ai do vij t’i marr. Ne edhe atë shtëpi që kemi bërë me forcat tona do vijë ta shembë, të na nxjerrë jashtë. Nuk pyesim as për shtet, as për njeri. Shtet jemi vetë”, shprehet një banor i indinjuar, ndërkohë që një tjetër këmbëngul se përfaqësuesit e qeverisë duhet të ulen në bisedime me ta dhe të vlerësojnë tokën e tyre me çmimin real të pronës. “Belinda Balluku di me hëngër nëpër ato restorantet më të shtrenjta biftekët. Luftë ka për të pasur tani. Nuk e lëshojmë tokën. Firmat të mos bëjë negociata sa për të thënë. Pa na sjellë çmimin sipas vlerës së pronës, s’ka punime. Mos të vijë te shtëpia jonë. Kemi bërë gabim që nuk morëm ta lidhim pronarin e firmës aty. Nuk e dorëzoj pronën deri në vdekje”, shprehet një grua e revoltuar.

Pavarësisht se nuk e lënë pa faj ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, banorët e Bërxullës janë të bindur se e keqja e madhe iu vjen edhe më lart, nga kreu i qeverisë që sajon politika të tilla që grabisin qytetarët. “Ministrat janë vetëm kukulla, çdo gjë bëhet nga Edi Rama. Këta bëjnë dallavere, nuk duan t’ia dinë për popullin. Nuk ka marrëveshje kështu. Do të bllokojmë dhe aksin tjetër të rrugës. Vijnë vetëm kur janë zgjedhjet. Në këtë fshat nuk ka as ujë, as drita. Nëse nuk na dëgjojnë, as ne nuk do i dëgjojmë dot. Ne nuk i kemi vjedhur”, rrëfen një banor i Bërxullës. Gjithë çfarë kërkojnë ata është dialogu dhe shprehen se nuk do të dorëzohen pa u plotësuar kushtet e tyre, që përfshijnë mes të tjerash dëmshpërblim të tokës dhe rrugë dytësore.

Zjarr Tv Ad