Banorët e Bërxullës: Të mërkurën protestojmë para kryeministrisë, të enjten para Kuvendit

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protesta e sotme e qytetarëve të Bërxullës nuk do mbetet me kaq. Ata kanë paralajmëruar se në ditët në vijim do të zhvendosen në destinacione të tjera. Për mediat, banorët të cilët preken nga projekti i rrugës ‘Thumanë-Kashar-Fier’, janë shprehur se ditën e mërkurë do të protestojnë përballë kryeministrisë, ndër të enjten përballë Kuvendit.

‘Të mërkurën protestojmë para kryeministrisë, të enjten para Kuvendit’– janë shprehur banorët.

​Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata thonë se kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi. Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Janë rreth 200 banorë të Fushë-Prezës dhe Bërxullës, të cilët preken nga shkatërrimi i pronave dhe tokave bujqësore. Një pjesë e këtyre banesave ende janë në proces legalizimi, ndërsa për tokat bujqësore kanë çertifikatë pronësie.

Zjarr Tv Ad