Banorët e Fierit protestojnë në SPAK, akuzojnë Subashin për tjetërsim pronash

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mëngjesin e sotëm, disa banorë të qytetit të Fierit po protestojë para SPAK për pronat e tyre.

Në muajin maj, banorët kallëzuan kryebashkiakun Armando Subashi dhe deputetin Baftjar Zeqo për shpërdorim detyre, por ende nuk kanë marrë një përgjigje.

Banorët thonë se me veprimet e tyre, zyrtarët i kanë tjetërsuar pronat me qëllime për të ndërtuar pallat.

Më herët për këtë çështje, 6 familjet kanë zhvilluar një proces gjyqësor në Gjykatën e Fierit, Apelit të Vlorës e deri në Gjykatën e Lartë. Ende nuk ka një vendim nga gjykata për çështjen e pronave.

Zjarr Tv Ad