Banorët e Kodër Vilës kundër ndërtimit të pallatit: Na rrezikon banesat

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në zonën e Kodër Vilës në Durrës banorët janë kundër ndërtimit të një  kompleksi pallatesh që sipas tyre u rrezikon banesat, por edhe gjelbërimin e qytetit.

Banorët e zonës së Kodër Vilës në Durrës kundërshtojne ndërtimin e një kompleksi pallatesh që po ngrihen në “kurorën gjelbër të qytetit”. Për mediat ata deklarojnë se nuk janë kundër ndërtimit të pallateve,  por kanë frikë nga ky ndërtim se rrezikon që të dëmtohen banesat që ndodhen në këtë zonë.

” Kërcënohet jeta e gjithë qytetit nga erozioni. Vetë kodra është e pasur me minerale të tilla që çon drejt shkarjes dhe erozionit”.

“Sizmiciteti është shumë i lartë, i kemi të plasaritura shtëpiat që nga prerja e pemëve. Është dhënë një leje ndërtimi pa e ditur ne.”

“Për në është tronditje.”

Banorët thonë se kanë qenë dëshmimtarë edhe në prerjen e pemëve, gjë të cilën e kanë raportuar dhe në polici.

“Kam qenë duke ruajtur pronën time kur po pritej pema dhe më ka ruajt Zoti se më kapi vetëm pak këmbën. Thirra policinë. Policia erdhi dhe tha nuk mund t’ju mbrojmë.Ne nuk dimë ku të shkojmë dhe të ankohemi”.

Me kërkesë të banorëve,  policia ka shoqëruar punëtorët dhe teknikun e objektit të cilët treguan dokumentat që kishin të bënin me lejen e ndërtimit konform ligjit të lëshuar nga bashkia e Durrësit.

Kodër Vila është e vetmja zonë e gjelbëruar në qytetin bregdetar të Durrësit, e cila ndryshe konsiderohet mushkëria e qytetit.

 

Zjarr Tv Ad