Banorët e Krujës në protestë: Na premtuan 24 orë ujë, s’kemi as 24 orë në Muaj…

0
311
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej disa ditësh në Krujë, mungon uji i pijshëm. Banorët kanë protestuar para bashkisë dhe kërkojnë të zgjidhet kjo problematikë.

“Na premtuan 24 orë ujë, ne s’kemi 24 orë në muaj jo në ditë. Ku janë? Qeveria të shohë dhe hallet tona,” thotë një banor.

Ujësjellësi i ri i Krujës, u inagurua disa muaj më parë ndaj dhe banorët thonë se ata ende s’kanë ujë siç dhe u premtua në fushatën elektorale.

“Njerëzit kanë frikë të flasin në krujë janë hedhur miliona euro investime për ujin dhe ne nuk kemi ujë. E ftojmë kryeministin që të vijë të marrë prapë bidon uji si atë ditë, jo vetëm s’është i pijshëm po nuk ka. Investimi që u bë për efekte elektorale para 4 muaj është zero,” shprehet një tjetër.

Për këtë problem foli dhe mjeku Agim Kodra, i cili thotë se virusi është aktiv dhe është e patolerueshme që mos kenë ujë.

“Agim kodra, mjeku mungon uji jemi ende ne pandemi dhe po përballemi me variantet e reja të virusit dhe nuk ka ujë të pish është kërkesa më elementare që mund të bëjnë qytetarët. Ka një reklamë lani duart të administrohet,” thotë ai.

Nga ana e saj Bashkia e Krujës thotë se; kur kanë konstatuar rënie të prurjeve kanë dalë në terren dhe kanë konstatuar 4  lidhjet të paligjshme. Madje një prej tyre është zbuluar pranë depos kryesore dhe personi që ka kryer këtë veprim të paligjshëm, është arrestuar nga policia. Ndërsa po vazhdojnë inspektimet dhe në zona të tjera të Krujës.

Zjarr Tv Ad