Banorët e Laprakës përzënë Ulsi Manjën: Hiq fadromat, duam fushën e sportit

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një përplasje ka ndodhur ditën e djeshme në Laprakë  midis midis banorëve dhe Ulsi Manjës .

Banorët janë ngritur ne protestë në lidhje me hapsirat publike ,  (fushë sporti) në këtë zonë që të mos prishet.

Banorët të revoltuar kërkojnë që kjo fushë të mos betonizohet dhe kanë kërkuar lagimin e fadromave pasi kërkojnë që ajo të jetë një hapësirë e lirë publike sportive. Për t’i qetësuar banorët ka shkuar në protestë deputeti i PS-së Ulsi Manja, i cili është përzënë nga këta të fundit.

Banorët të irrituar kanë larguar deputetin Manja bashkë me fadromat dhe se lagjia e tyre nuk ka nevojë për betonizim.

Banorët: Duam fushën.

Manja: Për fushën mos më pyesni më, unë jam më i shqetësuar se ju. Nuk i largoj dot fadromat.

Banorët: Kush ti? Po të ishte nuk do e lije kështu. Pa larguar eskavatorin ne nuk ikim që këtu. (Manja largohet nga fusha.)

Zjarr Tv Ad