Banorët e Lumasit, kallëzim në SPAK për kanionin e Sinecit

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e Lumasit kanë dorëzuar në SPAK një kallëzim për kanionin e Sinecit.

Sipas banorëve, ky kanion do të shfrytëzohet në mënyrë të paligjshme.

Ata pretendojnë se zona është e mbrojtur dhe uji do merret për qëllime biznesi.

Kanioni i Sinecit (Saraselit) apo i ashtuquajturi “syri i kaltër” i Beratit është një pasuri natyrore. Në dhjetor 2002, ai u shpall me vendim qeverie monument natyre, për shkak të shumëllojshmërisë së bimëve e specieve të ndryshme.

Por në vitin 2019, qeveria Rama e shfuqizoi këtë vendim duke i hequr Kanionit të Sinecit mbrojtjen si “monument natyror” dhe duke i hapur rrugën shfrytëzimit dhe transformimit të tij.

Menjëherë pas heqjes së mbrojtjes, u hartua projekti për marrjen e ujit me tubacioni për të furnizuar me ujë disa fshatra të zonës, çfarë do të shkatërrojë jo vetëm bukurinë natyrore por edhe florën dhe faunën.

Zjarr Tv Ad