Banorët e Rinasit sërish në protestë, ulen në mes të rrugës, në mbështetje të tyre dhe deputetja e PD

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti Rrugor Shqiptar pak ditë më parë ka bërë me dije se lëvizja drejt aeroportit të Rinasit, do të bëhet me një sens lëvizjeje, me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

Kjo ka ngjallur dhe protesta nga banorët e zonës. Protestuesit kanë bllokuar edhe qarkullimin e rrugës pasi janë ulur në mes të rrugës. Pjesë e kësaj proteste është bërë edhe deputetja e PD, Andia Ulliri.

Ajo është shprehur se institucionet duhet tu përgjigjen qytetarëve dhe jo të japin përgjigje nga palët e treta, teksa ka kërkuar një zgjidhje për problem.

“Kjo është një protestë paqësore dhe do doja shumë që të ishin edhe policët në anën tonë. Shumë oficer policie jetojnë në Rinas dhe e kanë edhe vetë problemin që kanë qytetarët. Këto mendime për bllokimin e rrugës nuk mund të pranohen lehtësisht.

Më thonë se urgjenca dhe spitali është këtu dhe nëse bllokohet rruga nuk do të kenë akses. Nuk do presim që policia të vijë dhe të shpërbëjë protestën. Asnjë nga protestuesit nuk kanë ngritur dorë ndaj policëve. Qytetarët nuk pranojnë që të vijnë përgjigje nga pala e tretë. Të vin vetë përgjegjësit dhe institucionet përkatëse dhe të flasin me qytetarët” tha ajo ndër të tjera.

Kujtojmë që ky bllokim i rrugës me një sens prek 260 shtëpi, ndërsa 130 fëmijë duhet të përshkojnë një rrugë shumë të gjatë për të shkuar në shkollë.

Zjarr Tv Ad