Banorët e Shkodrës dhe Lezhës nën ujë, zv.kryeministrja Balluku fotografohet duke bërë pazare tek dyqani luksoz “Ralph Lauren” në Athinë

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në ditën kur Shkodra u përmbyt për shkak të hapjes së portave të HEC-eve, zv.kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku është fotografuar duke bërë shopping jashtë Shqipërisë.

Në mediat online u shpërnda me shpejtësi një foto e numrit dy të qeverisë, në 21 nëntor teksa mbante radhën për të bërë pagesën në një prej dyqaneve të njohur ndërkombëtarë “Ralph Lauren” në kryeqytetin grek Athinë.

Siç duket edhe nga fotografia, zv.kryeministrja duket e fokusuar te telefoni. Mesa duket ajo po merr të dhënat e fundit mbi përmbytjet në Shkodër.

Mungesa e saj në Shqipëri konfirmohet edhe nga llogaria e saj në Facebook, ku Balluku në datat 21 dhe 22 nëntor ka publikuar vetëm foto të aksioneve të OSHEE-së dhe borëpastrueseve, ndërkohë që vetëm ditën e djeshme ka publikuar një njoftim se ka marrë pjesë në Athinë në ministerialin e parë të Europës Juglindore./ BW

Zjarr Tv Ad