Banorët e Tales në Lezhë, probleme me dritat: Prej vitesh nuk ka investime!

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zona turistike e Tales në Lezhë vuan problemet me energjinë elektrike. Shtyllat e drunjta janë kalbur, ndërsa mungesa e investimeve në rrjet, ka bërë që telat përcjellës të këputen shpesh duke u kthyer në rrezik për banorët.

Në zonën turistike të Tales banorët përballen çdo ditë me rrezikun nga korenti. Shtylla të drunjta, apo degë pemësh që përcjellin rrymën elektrike për banorët në zonën e Grykë Lumit në Tale.

Shtyllat elektrike janë të kalbura, kurse telat  shpesh herë rrëzohen përgjatë rrugës. Banorët janë të vetmit ata që kujdesen herë pas here për të evituar ndonjë ngjarje tragjike për shkak edhe të transformatorit të blerë me kursimet e tyre, që ndodhet jashtë çdo kushti sigurie.

Banorët thonë se prej kohësh nuk është investuar në këtë drejtim. Deri kur kjo të ndodhë, ata sigurisht do të thonë përherë “Ruajna Zot!” Edhe pse një zonë shumë afër vijës bregdetarë dhe mjaft e frekuentuar nga turistë, është lënë tërësisht në mëshirë të fatit dhe pa asnjë investim.

Zjarr Tv Ad